Prej kohësh flitej se reperi i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha do të bëhen prindër.

Por së fundmi përmes një postimi në Instagram, Ledri jo vetëm që konfirmoi faktin se Sara është në pritje të ëmbël, por gjithashtu zbuloi edhe gjininë e fëmijës.
Në videon e publikuar, Ledri shfaqet së bashku me partneren e tij teksa çajnë tullumbacen dhe prej saj dalin letra rozë. Reperi dhe Sara shfaqen shumë të emocionuar kur zbulojnë që do të bëhen prindër të një vajze.

“Jam duke vdekur sytë të t’i shoh”, shkruan reperi krahas videos ku përqafohet me Sarën./tvklan.al