Vetëm 800 nga 1800 persona që kanë përfituar nga procesi i legalizimit në qytetin e Durrësit kanë marrë në dorë certifikatën e pronësisë.
Pjesa tjetër heziton të shlyejë detyrimet financiare, pavarësisht fushatës sensibilizuese të ndërmarrë nga agjencia rajonale e legalizimeve.
Andi Lila: “ALUIZN-i gjatë gjithë periudhës së verës kreu një fushatë sensibilizuese pikërisht për të rritur ritmet dhe për të qenë më i kuptueshëm ndër të interesuarit për procesin dhe konkretisht për paketën financiare.”
Drejtuesit e ALUIZN-it shpresojnë që vendimi për përgjysmimin e taksës së infrastrukturës dhe përdorimi i letrave me vlerë të kenë efekt pozitiv në shlyerjen e detyrimeve financiare.
Andi Lila: “Kemi bërë sondazhet tona kryesisht në zonën e ish-Kënetës në Spitallë dhe në Shkozet dhe të gjithë presin në formatimin ligjor të dy projekt-vendimeve të lëshuara nga qeveria në procesin e legalizimit.”
Harta e zonave që skualifikohen nga procesi i legalizimeve në qytetin e Durrësit përfshin 400 ndërtesa në zonën e ish-Kënetës.
Në shqyrtim janë edhe 74 banesa që bien ndesh me ligjin për ndërtimet në zonat arkeologjike./tvklan.al