Ish-mesfushori holandez, Wesley Sneijder mund të jetë i përfshirë në pastrim parash për një organizatë kriminale, sipas RTL.

Sipas burimit, Sneijder është aksioner i një kompanie ndërtimi përmes së cilës mund të pastrohen miliona euro. Gjatë hetimeve u konstatua se kjo kompani ka lidhje me një grup kriminal australian, i cili merret me prodhimin dhe shitjen e substancave të ndaluara.

Media shqyrtoi raportin për hetimin e krimeve financiare, i cili detajonte modelin e veprimtarisë së grupit kriminal. Theksohet se në këtë hetim është përfshirë edhe emri i wesley Sneijder.

Më herët, ish-futbollisti deklaroi se nuk di asgjë për lidhjen e kompanisë në të cilën ai është aksioner me grupin kriminal. Sneijder tha gjithashtu se nuk ishte në gjendje të kthente investimet e bëra në këtë kompani.

Media turke “Turkiye Today”, në një artikull të botuar dje, ka identifikuar dhe mërin e organizatës kriminale. Sipas tyre ish-futbollisti i Galatasaray-t ka lidhej me organizatën ndërkombëtare të krimit të organizuar Comanchero. Po sipas medias turke, detajet kanë dalë prej hetimit të udhëhequr nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit.

Hetimi, i fokusuar në akuzat, duke përfshirë formimin e një organizate kriminale, trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave, zbuloi se në nëntor 2023, 55 të dyshuar u ndaluan nga policia.

Ndërkohë, me vendim gjykate, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Narkotikëve dhe MASAK (Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare) u sekuestruan pasuri prej rreth 4.5 miliardë lira turke.

Në mesin e të ndaluarve, 18 u arrestuan, përfshirë Hakan Reis, i njohur më parë si ‘Ayık’ (‘Reis’), i cili ndryshoi mbiemrin në ‘Reis’ dhe Duax Ngakuru, ndërsa 22 të tjerë u liruan nën mbikëqyrjen gjyqësore.

Ekzaminimi i MASAK-ut identifikoi se Sneijder ishte i lidhur me kompaninë “Econ Real Estate” nën hetim, me informacione që sugjeronin se ai ishte aksioner.

Megjithatë, MASAK, sipas “Turkiye Today”, nuk gjeti të dhëna specifike në Regjistrit Tregtar që konfirmonin partneritetin e Sneijder. Pavarësisht të dhënave të cunguara, u konfirmua megjithatë se Sneijder transferoi 1,181,428 dollarë në kompani.

Deklaratat nga individët e kapur treguan se Sneijder i dërgoi këto para për t’u bërë aksioner në kompani.

/tvklan.al