Brenda 2 javësh nga momenti që ALUIZNI i pajis qytetarët me lejen e legalizimit, finalizohet edhe ligjërimi i pronës nëpërmjet marrjes me postë të certifikatës së pronësisë. Gjatë një ceremonie simbolike pranë sporteleve të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ku u shpërndanë mëse 50 certifikata pronësie, kreu i ALUIZNI-t për Tiranën, theksoi se procesi i vështirë i legalizimit po finalizohet me sukses.
Agim Berisha: “Ju siguroj se nuk janë dallëndyshet e para, pranvera ka kohë që ka ardhur sepse disave u kanë shkuar edhe nëpër shtëpia. Nuk mund të kalonte në heshtje sepse të nderuar miq për 5-6 muaj ALUIZNI përmes një pune të madhe, duke sfiduar kohën dhe lodhjen arriti të konkretizojë këtë proces të vështirë dhe të panjohur. Përmes një disipline të rreptë tekniko ligjore solli revolucion në teknologjinë e hartografisë e pronësisë.”
Sonila Jazo: “Nëpërmjet kësaj ceremonie simbolike që të gjithë qytetarët të cilët janë pajisur nga zyrat e ALUIZNI-t me tituj të pronësive të paluajtshme, të vijën pranë sporteleve të zyrave të regjistrimit për të regjistruar titujt tashmë të lëshuar nga kjo agjenci.”
Qytetarët e pajisur me certifikatat e pronësisë janë shprehur mëse të kënaqur për ligjërimin e pronës.
Qytetari: “E kisha paguar postën, unë erdha e mora këtu, e kam paguar.”
Fjorald Zguro: “Sa ditë ju zgjati procesi?”
Qytetari: “ 10 ditë.”
Fjorald Zguro: “Si ndiheni tani që keni marrë certifikatën?”
Qytetari: “Shumë mirë.”
Qytetari 1: “ Tani ndihem pronar ligjshëm, falënderojmë qeverinë e kryeministrin Berisha për premtimin e mbajtur.”/tvklan.al
Gazetar Fjorald Zguro