Prindër dhe fëmijë i janë përgjigjur edhe këto ditë nismës së emisionit “Stop”, “Rri në shtëpi-Rri me Stop”.
Në redaksi kanë mbërritur shumë video të fëmijëve, që performjnë në kushtet e shtëpisë. Gjithashtu edhe disa meme mjaft të bukura nga karantina.
Në njërën prej tyre një police po gjobit për shkelje të karantinës personazhet e një pikture.
Gentian Zenelaj: Pse keni dalë ju? Ku shkoni ju ?
Saimir Kodra: Tani po i vënë gjobë se janë 3 bashkë apo se është nudo ajo?
Një burrë luan në shtëpi me kanarinën.
Saimir Kodra: Themi ne për çfarë na shërbeu karantina, ja!
Gentian Zenelaj: Vetëm ju lutem, mos e keqkuptoni nuk ka zbutur ky kanarinën ka zbutur kanarina këtë. Se kanarina ka qenë çdo ditë në shtëpi.
Një tjetër foto tregon se plazhi këtë verë do të behët buzë Lanës. Një polic gjobit një mace për shkelje të rregullave të izolimit.
Gentian Zenelaj: Mos më kapi!
Saimir Kodra: Kapi pak sytë e maces, Po ç’më gjeti, ç’më bëri?
Gentian Zenelaj: Jo i ka thënë shife 100 mijë lekë. Çfarë thua?
Një vajzë praktikohet si dixhej në kushtet e shtëpisë.
Saimir Kodra: Këtë vit s’ka as verë, as vjeshtë vetëm dimër ka këtë vit!
Gentian Zenelaj: Mos na pyet këtë vit ku verove se…/tvklan.al