Itali- Qinda banorë kanë ndenjur pa gjumë pas lëkundjeve të tërmetit që kanë rënë në Catania dhe në fshatrat përreth.
Sipas “Ansa” mësohet se tërmeti ka qenë më magnitudë 4.8 ballë. Tërmeti ka rënë në orën 02:34.
Mediat italiane raportojnë për 40 persona që kërkuan ndihmë mjekësore, shumica për pasoja shëndetësore të shkaktuara nga paniku por edhe lëndime të lehta. Epiqendra u shënua në zonën vullkanike të malit Etna, shkaktare e jo pak aktiviteteve sizmike.
Ende nuk ka një bilanc të dëmeve materiale, por një pjesë e shtëpive të vjetra janë dëmtuar plotësisht.
/tvklan.al