Shqipëria është goditur nga një tërmet mëngjesin e kësaj të diele.
Sipas të dhënave sizmiologjike, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter me epiqendër në Detin Adriatik në një thellësi 5 kilometra nën tokë.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Tiranë, Durrës, Lezhë, Laç dhe qytete të tjera të vendit.
Nga tërmeti nuk ka raportime për dëme materiale. /tvklan.al