Një njoftim për lëndë plasëse në automjetin e një 34-vjeçari në Malbardhë të Kurbinit mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00, ka vënë në lëvizje strukturat policore dhe ekspertët xhenierë, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes.
Lënda plasëse, e cila për fat të mirë nuk shpërtheu dyshohet se është vendosur nga i afërmi i 34-vjeçarit. Autori i dyshuar me iniciale A.L. dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse për ta kanosur të afërmin për shkak të konflikteve të mëparshme me të.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. L., pasi dyshohet si bashkëpunëtor në këtë rast.
Vijojnë kërkimet intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit./tvklan.al