Dy profile ADN-je janë përftuar në thikën që i mori jetën 14-vjeçarit M.C. mesditën e 18 Nëntorit në afërsi të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Burime pranë Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës bënë me dije se profilet e AND-së janë zbuluar nga njollat e gjakut të gjetura në mjetin prerës që dyshohet se përdori autori 14-vjeçar, M.P. tashmë i arrestuar.

Nga ekspertiza e kryer, njollat e gjakut i përkasin viktimës së asaj ngjarje dhe shokut të tij, që mbeti i plagosur në atë sherr të regjistruar në një rrugicë pranë shkollës 9-vjeçare.

Pavarësisht kësaj të dhëne të përftuar, deri në këtë fazë Policia dhe Prokuroria e Tiranës ende nuk mund të thonë zyrtarisht nëse në atë konflikt është përdorur 1 thikë, apo 2, siç pretendoi dhe babai i të miturit që mbeti i plagosur.

Në këto kushte, hetimet vijojnë për sqarimin e të gjitha rrethaneve të ngjarjes, që si zanafillë kishte një konflikt të nisur 3 ditë përpara regjistrimit të vrasjes.

Tv Klan