Leonard Olli: “Gjithçka është krejtësisht gati për të vazhduar me procesin zgjedhor. Duke filluar nga dita e premte pothuajse në mesditë ka përfunduar shpërndarja e bazës materiale dhe këtu në njësinë nr.10 në Tiranë. Gjithçka është marrë në dorëzim nga KZAZ-të. U është kaluar dhe komisioneve, qendrave të votimit gjatë ditës së djeshme dhe sot dhe e rëndësishme është fakti që komisioni i qendrave të votimit si rrallë herë më parë, jo vetëm që u sollën propozimet për anëtarë herët, por u krye dhe trajnimi i tyre. Gjithashtu ka përfunduar dhe procesi i vendosjes së kamerave, mjete këto elektronike për sistemin e numërimit të votave dhe besoj që gjithçka është krejtësisht në rregull. Do të theksoja dhe një herë në emër të komisionit qendror të zgjedhjeve faktin për përgjegjshmërinë e lartë që ka treguar subjekti politik, Partia për Bashkim dhe të Drejtave të Njeriut, e cila jo vetëm solli komisionerët që në bazë të ligjit ka të drejtën dhe detyrimin njëkohësisht për t’i sjellë pranë komisioneve, por në shumicën e rasteve kanë mbuluar dhe ato detyrime që i takonin subjektit Partia Socialiste që sikundër e dini nuk ka pranuar të sjellë komisionerët e tyre në këto zgjedhje”./tvklan.al