Levante ia doli të marrë një fitore 3 – 1 me përmbysje të hënën në fushën e Athletic Bilbao. Ekipi i Armando Sadikut shtoi pikët në klasifikim që vlejnë shumë për mbijetesën në La Liga, ndërsa sulmuesi shqiptar qëndroi në stol. Për t’i hapur rrugën suksesit mendoi Enis Bardhi, shqiptari tjetër që luan për Maqedoninë.

Mesfushori me tipare sulmuese shënoi dy herë nga goditja standarde thuajse identike. Një triumf me vlera i festuar më pas në dhomat e zhveshjes. La Liga ka ende 4 javë për të zhvilluar dhe Levante është 9 pikë larg zonës së rënies.

Ky rezultat jep shumë shpresë që të qëndrojë në kategori, një mundësi më shumë edhe për Armando Sadikun, i cili ende nuk ka gjetur golin në La Liga ku është aktivizuar në 5 takime.

Tv Klan