Ndeshjet e mbrëmjes në Champions League, për raundin e dytë, prodhuan 26 gola.
Bayer Leverkusen mposhti minimalisht Milanin, falë golit të shënuar nga Boniface në minutën e 51-të. Fitorja e dytë për “Aspirinat”, ndërsa italianët marrin humbjen e dytë radhazi.
Triumf regjistroi edhe Arsenali ndaj PSG-së me rezultatin 2-0. “Topçinjtë” morën tre pikët e para, falë golave të Saka dhe Havertz në pjesën e parë.
Në sfidat e tjera, Barcelona fitoi 5-0 ndaj Young Boys, Manchester City mundi 0-4 Slovan Bratislava, ndërsa Interi shkatërroi 4-0 Crvena Zvezda.
Sukses me goleadë i Borussia Dortmund me rezultatin 7-1 ndaj Celtic, ndërsa i vetmi barazim ishte në sfidën PSV-Sporting që u mbyll me rezultatin 1-1. /tvklan.al