Murat Basha: “Bie në sy një qëndrim i turpshëm i këshilltarëve socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të cilët të urdhëruar nga kryetari i tyre, i cili është dhe Kryetari i Bashkisë, kundërshtuan akordimin e një fondi ndihme të Bashkisë së Tiranës për familjet e përmbytura në veri të vendit. Qëndrimi i këshilltarëve të PS është vazhdimi i politikës vetë përjashtuese të kësaj partie, e cila përkundrejt detyrimit për të marrë pjesë dhe për të dhënë kontributin si opozitë në shpalosjen e alternativave, apo proceset integruese të vendit, ka zgjedhur rrugën e refuzimit dhe bojkotit ndaj institucioneve”./tvklan.al