Si aleatët dhe kundërshtarët e kryeministrit brenda partisë janë shprehur të pakënaqur nga rezultati i mbledhjes së kryesisë socialiste. Për ta fjala e kryetarit Fatos Nano larg fyerjeve dhe kërcënimeve nuk ofroi asnjë zgjidhje për krizën, si brenda partisë ashtu edhe në koalicionin për integrim. Aleatët shprehen të vendosur se pa rishqyrtim të marrëdhënieve brenda javës së parë të muajit shtator Partia Socialiste mund të rrezikojë seriozisht për zgjedhje të parakoheshme pasi detyrimi i aleatëve mbraoi me votimin e qeverisë në dhjetor të vitit të kaluar.

Lefter Xhuveli: “Është mirë që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të qartësohen raportet midis palëve dhe të bashkërendohen veprimet po qe se nuk dëshirojmë që të kemi zgjedhje të parakoshme. Partia Socialiste tani është e dominuar nga problemet e brendshme të saj.”

Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim lajmërojnë se në 5 shtator starton forca e re politike nëse drejtuesit e partisë socialiste nuk ndryshojnë qëndrim.

Dritan Prifti: “Në 5 shtator kur të rimblidhet parlamenti, në qoftë se Partia Socialiste, forumet e saj drejtuese, nuk do të kenë reaguar pozitivisht ndaj platformës sonë, ne do të krijojmë një grup të ri parlamentar dhe pastaj sigurisht, paralelisht, edhe një parti të re politike. Ne kemi filluar vetëm në Tiranë të shpërndajmë një formular për anëtarësimin në lëvizje dhe nuk është ndonjë sekret të them që është pothuajse gjysma e partisë që janë anëtarësuar deri tani në Lëvizjen Socialiste për Integrim vetëm në qytetin e Tiranës. Më vjen shumë keq për ata që do të kandidojnë përkrah Nanos, sepse në ditët e sotme është turp të quhesh nanoist.” /tvklan.al