Lajme Arkiva 2003

Shumë përfaqësues të mediave dhe shtypit e kanë shprehur indinjatën lidhur me incidentin mes ministrit  të Rendit Luan Rama dhe kryeredaktorit të Vizion Plus, Ilir Babaramo në një protestë para zyrës së ministrit.

Ka qenë lëvizja “Mjaft!” e cila ka organizuar këtë tubim paqësor të njerëzve të televizioneve dhe gazetave për të cilët ngjarja e parmbrëmshme konsiderohet si një precedent i rrezikshëm, prandaj tubuesit kanë kërkuar për disa minuta me megafon që të paktën ministri të bëjë një akt të vlerësueshëm prej tyre duke dalë nga zyra për tu takuar me ta.

Dorëheqja e Ministrit të Rendit pas kësaj ngjarje është vlerësuar nga përfaqësuesit e mediave dhe lëvizjes “Mjaft!” si një hap që duhet të pasojë ngjarjen.

Lëvizja “Mjaft!”  ka bërë thirrje që protesta të përsëritet nesër sërish para zyrave të kreut Rama nëse ai nuk do të reagojë lidhur me këtë siç ndodhi deri më sot në orët e pasdites./tvklan.al