Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Është rishfaqur në skenën politike grupimi Dhjetori ’90 duke shpalosur mocionin politik për ndryshim. Drejtuesit e Lëvizjes Studentore, që rrëzoi diktaturën komuniste, kanë vendosur sot në mbledhjen e Asamblesë, për të shpallur brenda tre muajve formulën qeverisësë dhe ndarjes së pushteteve.

Në nderim të kujtimit të liderit të Dhjetorit Azem Hajdari, Arben Broci dhe figurave të tjera të kësaj lëvizje, pasardhësit e tyre kanë mbajtur 1 minutë heshtje. Përfaqësia prej 13 anëtarësh e zgjedhur nga Levizja Studentore ’90, do të hartoj platformën politike, për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza.

Ky hap shënon riaktivizimin e plotë të figurave të njohura të lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90 si Ilir Dizdari, Myftar Gjana, Bardhyl Lukcama, Alban Bala etj. Është ky grupim iniciatori i një viti më parë të ish-Kryeministrit Pandeli Majko me kryetarin e PD Sali Berisha./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame