Pas marrjes së detyrës, Ardi Veliu ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Nëndrejtori i përgjithshëm i policisë Rebani Jaupi është larguar nga ky post dhe në këtë pozicion është emëruar Aida Hajnaj. Ndërkohë, Altin Qato është emëruar drejtor i Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Që prej muajit Nëntor 2017, Altin Qato ka qenë drejtor i komanduar në Policinë e Elbasanit, pas incidentit të 18 Shtatorit, kur Audi i blinduar përplasi makinën e policisë. /

tvklan.al