Seanca për leximin e raportit të komisionit hetimor Rama ka nisur me premtimin që Ministri i Energjitikës Viktor Doda, i ka bërë kërkesës së opozitës, se gjithë Shqipëria do të ketë dritë gjatë trasmetimit të drejtëpërdrejtë të këtij raporti mbi veprimtarinë e ish ministrit të kulturës dhe kryetarit të bashkisë Rama.

Viktor Doda: “Së pari dua të deklaroj përpara këtij parlamenti se kufizimet e energjisë nuk janë berë, nuk bëhen dhe nuk do të bëhen për arsye politike. Ka vetëm një argument për të cilat bëhet kufizimi i energjisë i cili është i lidhur me pagesën, pra me përqindjen e pagesave, kjo është skema që ndjek ministria dhe KESH. Për transparecë që gjithë opinioni publik të mësoj se kush është e vërteta në këtë maratonë të zhvilluar deri më sot, unë ju dhashë detyrë KESH-it, që para gjysëm ore të takohen dritat në të gjithë Shqipërinë dhe pastaj do të bëjmë zgjidhje të tjera për çështjen e kufizimeve”.

Me prezencë të pakët deputetësh është bërë leximi i raportit përfundimtar hartuar nga komisionerët socialist. Raportit prej 70 faqesh lexuar nga kryetari i komisionit Olldashi, do ti bashkangjitet dhe pjesa e vërejtjeve të opozitës prej gati 100 faqesh.

Sokol Olldashi: “Zoti Olldashi ka ngritur rregullisht akuza penale, ka mohuar rregullisht të drejtën e detyrës së komisionit hetimor për të dëgjuar dëshmitarët, për të administruar provat apo për të bërë ekspertiza dy palëshe, pra zoti Sokol Olldashi ka thyer në mënyrë kostante dhe të papranueshme për një parlamentar të përgjithshëm, jo vetëm ligjet që rregullojnë veprimtarinë e komisionit hetimor, por edhe Kushtetutën e Shqipërisë. Le të kujtojmë këtu vetëm se si rezultat i kërkesave të përsëritura te komisionereve socialist, për zbatimin e ligjit të komisioneve hetimore, jam i detyruar t’ja specifikoj perfaqesuesve te partisë”.

Raportimi i lodhshëm prej më shumë se 160 faqesh është ndërprerë shpesh nga deputetët socialist, me pretendimin e një leximi korrekt të atyre që janë shkruar nga ta, pa shtesa që zoti Olldashi ju referohej, sipas komisionerëve socialist apo sipas atyre.

Erion Braçe: “Zoti Pëllumbi, këtë po ju kërkojë, raporti që po lexon zotëria nuk është raporti qe ka administruar komisioni dhe nuk është raporti i komisionit. Kështu që ju lutem më zgjidhni midis raportit që po lexon zotëria dhe raportit që ka miratuar komisioni”.

Servet Pëllumbi: “Raporti që po lexon zotëria është raporti që është miratuar në komision, për devijimet që po lexon zoti Olldashi kemi tërhequr vëmëndjen dhe ai duhet të vazhdojë siç është shkruar aty”.

Seanca e gjatë ka bërë të vështirë dëgjimin e diskutimeve, të cilat janë shtyrë për shkak të prokupimeve që kishin deputetët socialist në 12 vjetorin e partisë së tyre.

Servet Pëllumbi: “Atëherë zoti Olldashi deri në 6 duhet ta mbarosh, në 6 ka aktivitet tjetër”./tvklan.al