Lezha pati një “black out” prej disa orësh. Gazetari Martin Marku raporton se mijëra banorë mbetën pa energji elektrike prej orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
Një situatë e tillë ka zënë të papërgatitur familjarë, biznese dhe institucione.
Situatën e vështirësoi edhe më shumë mungesa e ujit të pijshëm. Sipas gazetarit Marku, OSHEE kishte njoftuar kthim të energjisë në orën 05:30 të mëngjesit, por kjo gjë nuk ndodhi.
Por pas vendosjes së dy transformatorëve në nënstacionin elektrik të Lezhës, pas më shumë se 12 orësh në zonë u rikthye energjia./tvklan.al