Nga rezultatet e sondazheve të zgjedhjeve, është bërë e ditur se numri i njerëzve LGBT + që kanë votuar për Donald Trump këtë herë, është dyfishuar krahasuar me zgjedhjet e vitit 2016.
Rezultatet kane treguar se përqindja më e madhe e njerëzve nga LGBT+, vazhdon të mbështesë demokratët megjithatë ka pasur një mbështetje pak më të madhe se sa kishte më parë edhe për republikanët.
Në zgjedhjet e vitit 2016, numri i votuesëve LGBT+ për republikanët ishte 14% ndërsa këtë vit ka shkuar në 28%, përkundër qëndrimeve që Trump ka kundër këtij grupi.
Megjithatë, blloku i votimit LGBT + ka qenë prej kohësh me besueshmëri demokratike dhe me një përqindje totale nga sondazhet është zbuluar se rreth 66 përqind preferojnë Biden, ndërsa vetëm 34 përqind mbështesin Trump./tvklan.al