Lideri demokrat ka zhvilluar një miting elektoral në qytetet e Korçës, Pogradecit dhe Bilishtit. Zoti Berisha i ka bërë thirrje banorëve të mbledhur në këto tubime që të mbështesin dhe votojnë kandidatët demokrat për pushtetin vendor. Premtimi i liderit demokrat Sali Berisha sot ka qënë më i veçantë, ai ka deklaruar se me gjysmën e parave që vjedh Nano me bandën e tij, do të rris rrogat dhe pensionet 100%. Më pas Berisha i ka quajtur kandidatët demokrat si më të ndershmit.

Sali Berisha: “Korça e vlerave Europiane, Korça e vlerave të flakta atdhetare, me 12 Tetor do të votojë ndryshimin, do te votojë ndryshimin e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë. 12 Tetori shënoj heqjen qafe të mafjes nga qytetarët e ndershëm Shqiptarë, nga qytetarët e Pogradecit, të regjimit të korrupsionit, të regjimit të padrinos”./tvklan.al