Kur bëhet fjalë për të zgjedhur këngën e preferuar në repertorin e tyre, artistët kanë gjithnjë përgjigjen “i kam njësoj si gishtat e dorës” për shkak të lidhjes shpirtërore me krijimet e tyre. Për Silva Gunbardhin ndodh ndryshe sepse ajo ka një këngë që e veçon mbi gjithë të tjerat.
Ajo ka qenë kënga që e prezantoi me një masë më të gjerë njerëzish në “Maratonën e Këngës” dhe ka sjellë shumë fat. Të gjitha arsyet që e bëjnë këtë këngë të veçantë për Silvën, ajo i ndan me programin “Rudina” në Tv Klan.
Silva Gunbardhi: Kënga ime e preferuar në repertorin tim? Absolutisht “Me lule moj bardhule”, absolutisht. Këndohet nga jugu në veri, kudo ku të shkosh, edhe në Tropojë këndohet nga njerëzit. Është një këngë që mua më ka sjellë shumë fat, e kam kënduar me një pasion të jashtëzakonshëm. Më lidhet edhe me një periudhë të vështirë të jetës sime, me largimin nga jeta të babait tim kështu që ajo është këngë dhimbjeje, këngë dashurie, gëzimi, i ka të gjitha bashkë ajo këngë edhe për periudhën në të cilën ka dalë, prandaj më lidhin shumë gjëra me atë këngë./tvklan.al