Mbledhja për hapat e ardhshëm do të mbahet të hënën
Liga Profesioniste e Futbollit nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.
Këtë e bëri të ditur me anë të një njoftimi mbrëmjen e së shtunës, duke lajmëruar edhe hapin pasardhës.
Presidentët e klubeve do të mblidhen të hënën për të diskutuar dhe vendosur se si do të veprohet.
Futbolli në Shqipëri ende nuk ka nisur, pasi ekipet e kanë bojkotuar atë deri në plotësimin e kërkesave për rishikimin e ligjit të sportit.
Tv Klan