Drafti i dakordësuar nga mazhoranca dhe opozita për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është miratuar edhe në Komisionin e Ligjeve.
Pjesën më të madhe të diskutimeve në këtë komision e mori vota e diasporës, ku opozita theksoi se në këtë proces të përfshihen edhe qytetarët të tjerë që për arsye të ndryshme ndodhen jashtë vendit ditën e zgjedhjeve, por që të respektojnë afatet e regjistrimit sipas parashikimeve të bërë në Kodin Zgjedhor. Propozimi i PD, u mirëprit edhe nga socialisti Damian Gjiknuri.
Damian Gjiknuri, deputet i PS: E pranoj atë logjikën që meqënëse procesi i regjistrimit do të fillojë 60 apo 90 ditë para që shkon tek ai raporti mbi 3 muaj quaje sikur vendbanimin e ke aty ku banon mbi 3 muaj mendoj që nuk ka ndonjë problem.
Demokrati Gazment Bardhi e cilësoi një arritje mundësimin e votës së Diasporës, ndërsa theksoi se dhe hapja e 2|3 së listave është një progres.
Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar PD: Qartësisht jemi përpara një progresi krahasuar me atë që ishim, pra nëse sistemi që kishim në fuqi na prodhoi tre deputetë të zgjedhur me votë parapëlyese ky që propozuar do të provojë të paktën 10 herë më shumë se sa ai që kishim.
Drafti u kundërshtua nga Enkelejd Alibeaj. Ai e cilësoi një pazar mes PS dhe PD.
Enkelejd Alibeaj, deputet: Nuk ishte votë kundër votës së diasporës, por ishte votë kundër trajtimit të diasporës si kavje eksperimentale. Kjo është e para sepse me atë që keni rëbnë dakorrd ju është një pazar për ta lënë diasporën pa votuar.
Demokrati Dashnor Sula, mbylljen e 1 të 3 së listave e cilësoi si ditën e dytë të zezë për Kodin Zgjedhor pas ndryshimeve të bëra në vitin 2008.
Dashnor Sula, deputet i PD: Do kemi më keq nëse kjo mazhorancë do të fitojë me shumicë të cilësuar votash, pastaj mjer ku do të bije ky vend. Kjo do të mbahet mend si një ditë e dytë e zezë pas 21 Prillit të vitit 2008.
Në mbledhjen që zgjati për pesë orë, nuk munguan dhe debatet.
Drafti i cili mori mbështetjen e Komisionit të Ligjeve, do të votohet në Parlament. Opozita dhe mazhoranca duhet te bashkojne votat edhe në sallë pasi miratimi kërkon 84 vota.
Klan News