Kënga “Të ka lali shpirt” e kënduar nga Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi në vitin 2013, u bë hit ndërkombëtar dhe aktualisht shënon mbi 626 milionë klikime në YouTube. Të gjitha këto klikime përkthehen në para nga të cilat Mandi Nishtulla nuk ka marrë asnjë qindarkë megjithse pretendon se muzika dhe teksti i këngës janë krijuar nga ai personalisht. Fajin për këtë i’a hedh koleges së tij Silva Gunbardhi e cila ka arritur të sigurojë një kontratë nga e cila merr rregullisht 10% të fitimeve. Por a ka lidhje Silva me këtë “mënjanim” të Mandit nga të drejtat e shfrytëzimit pasuror të veprës muzikore? A janë të rregullta kontratat? Çfarë thotë ligji për këto?
Eni Çobani: Kjo kontratë është vetëm mbi të drejtat e shfrytëzimit, përdorimit në lidhje me të drejtat autoriale.
Silva Gunbardhi: Domethënë që ajo kontratë vërteton se malli ka pronësinë e këngës, por që shfrytëzimin dhe përdorimin ia ka dhënë Alfredit.
Eni Çobani: Po e dashur, por pavarësisht kontratave që mund të bëhen për kalim të drejtash në qoftë se kënga është në qarkullim tregtar, kushdo që ka marrë të drejtat me këtë lloj kontrate që për mua nuk është ligjore sepse duhej të ishte një noter, nuk mund të bëjmë kontrata mes njëri-tjetrit, ai duhet të ndajë përqindjet e shpërblimit të kësaj kënge midis autorit të këngës, teksshkruesit dhe kompozitorit.
Mandi Nishtulla: Unë jam teksshkruesi, po unë kompozitori…
Eni Çobani: Ky zotëria i ka të gjitha këto sepse tekstin e ka bërë vetë, këngën e ka bërë vetë…/tvklan.al