Asnjë mësues në arsimin e mesëm në vitin 2013 nuk do të mund të ushtrojnë profesionin e tyre nëse nuk kanë master, nuk dinë një gjuhë të huaj dhe kompjuterin. Kjo deklaratë u bë nga ministri  i Arsimit Myqerem Tafaj, gjatë një takimi me drejtorët e drejtorive arsimore në të gjithë Shqipërinë.  sipas ministrit të ri të arsimit ky është një objektiv shumë ambicioz i qeverisë Berisha 2.

Myqerem Tafaj: “Asnjë mësues në 2013 nuk do të punojë në klasë me nxënësit që kanë kontakt përditë me kompjuterin dhe me anglishten apo me një gjuhë tjetër të huaj të parë, në qoftë se ai ose ajo i pari nuk është me ë vërtetë i aftë në përdorimin e gjerë të teknologjisë së informacionit kurrikul dhe në zotërimin e një gjuhe të huaj, pa thelluar studimet përmes studimeve të masterit.”

Duke folur për reformat thelbësore që të përfshijnë arsimin parauniversitar, Tafaj u shpreh se një tjetër objektiv është përfshirja në sistemet parashkollore të gjithë fëmijët 5 vjeçar. ndërsa do të vendosen numra telefoni për ankesat që do të ketë çdokush për sistemin arsimor.

Myqerem Tafaj: “Do të ndërtojmë kopshte aty ku është e nevojshme, pra ku nuk ka kapacitete qoftë të nëj fshati më të largët. Në mënyrë që të krijojmë mundësitë që 100% e fëmijëve 5 vjeçar të shkojnë në kopsht. Braktisje zero e arsimit 9-vjeçar është një nga objektivat më të mëdha që kemi ne në këtë mandat.”

Po ashtu Tafaj premtoi se në programin e tij parashikohet dhe ngritja e konvikteve për shkollat profesionale, ndërsa deklaroi se buxheti  i arsimit deri ën 2013 do të dyfishohet./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami