Bashkëshortja e kryeministrit të vendit, Linda Rama deklaroi këtë të Mërkurë në “Opinion” se nuk do të angazhohet asnjëherë në politikë. Ajo theksoi se mbështetjen e saj në këtë fushë e ka treguar më së miri duke qëndruar krah Edi Ramës.


Blendi Fevziu: Një pyetje të fundit, a do hyni në politikë?

Linda Rama: Po më pyesni mua a do hyj në politikë?!

Blendi Fevziu: Po, a e keni në planet afatgjata, jo sot?

Linda Rama: Unë i kam dhënë politikës nëpërmjet mbështetjes, se politikën e shoh instrument për mirëqenien e njerëzve dhe vendit, e kam dhënë duke mbështetur, duke qenë në krah të Edit…Mendoj i kam dhënë gjithçka. Jo! Nuk do angazhohem ndonjëherë në një parti politike, unë e kam zgjedhur rrugën time dhe nuk e kam ndryshuar, kam insistuar në atë që dua të bëj dhe e kam të qartë se në çfarë dua të jem e dobishme.

/tvklan.al