Qe nga vënia ne funksion e linjës se tragetit qe lidh Shqipërinë me Italinë nëpërmjet Shëngjinit, numri i pasagjereve dhe mjeteve qe kalojnë nga ky port është rritur ndjeshëm. Pas çdo ankorimi ne portin e Shëngjinit,qe nga data 26 Qershor kur ka nisur kjo linje e re tragetesh,numri i udhëtareve është rritur me 30%.

Këta pasagjere qe janë te gjithë nga zonat veriore dhe verilindore te vendit ndjehen te kënaqur pasi kjo linje shkurton distancën e udhëtimit te tyre.

“Jashtëzakonisht shumë mirë, shumë i kënaqur. Në Bari nuk e dinë shumë mirë se ka linjën e Shëngjinit, është gjëja më kryevepër”.

“Kjo linjë e re deri më tani kemi kaluar shumë mirë. Ne nuk udhëtojmë drejt Kosovës direkt, mirëpo do të pushojmë pak e pastaj”.

Gazetari: A është një rrugë më e afërt kjo?”

“Sigurisht, sigurisht se këtu është rruga e re pastaj menjëherë dhe sigurisht për nja gjysëm ore deri në 40 minuta sigurisht më afër.”

Udhëtaret qe marrin këtë linje, përfitojnë ne kohe, por edhe ne para, pasi tarifat janë me te lira se ne portin e Durrësit.

“Nga autoriteti portual marr të gjitha masat për akomodimin sa më të rehatshëm të tragetit në port, për shërbimin sa më korrekt ndaj pasagjerëve dhe automjeteve që vijnë. Ndryshimi mes herës së parë që ka ardhur dhe sot që është hera e tretë që vjen trageti është i kënaqshëm dhe i dukshëm.”

Interesi është rritur ndjeshëm edhe për bizneset qe eksportojnë dhe importojnë, ndërsa ka një lëvizje me te shpejte drejt Kosovës, kjo edhe me hapjen e autostradës qe përshkon qarkun e Lezhës.

“Padiskutim që ka ndikim në zhvillimin e zonës, por edhe për portin është një mjet shumë i leverdishëm në aktivitetet, në gjallërimin e aktiviteteve të gjithë zonës së Shëngjinit dhe natyrisht edhe për zonën veriore, në të gjithë vendet ku operon ky traget. Pasi nisur nga distanca e shkurtër që ekziston krahasuar me portin e Durrësit është me të gjitha aktivitetet që janë në këtë zonë do të kenë shumë interes dhe operojnë nëpërmjet këtij trageti.”

Se shpejti pritet qe Ministria e Bujqësisë te aprovoje transportin e produkteve bujqësore dhe atyre te detit përmes portit te Shëngjinit,duke rritur kapacitetin përpunues ne këtë port./tvklan.al