Produktet bujqësore dhe blegtorale kane nisur te importohen dhe eksportohen edhe nga porti i Shëngjinit.
Ministria e Bujqësisë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës se bere nga bizneset dhe drejtoria e portit për te lejuar transportin e tyre nëpërmjet linjës se tragetit Shëngjin-Ankona. Përmes këtij porti do te operojnë 110 subjekte private. Mendohet se transporti do te arrije ne 2 mije ton vetëm gjate muajit te pare.
Gjon Gaspri: “Për shkak të edhe lidhjeve tani që po vijnë dhe rrugës së re që lidhet me Kosovën pra po shtohet numri i prodhuesve dhe i produkteve bujqësore që kërkojnë të eksportohen, por dhe importohen në portin e Shëngjinit. Ne shpresojmë që kjo do të jetë një ndihmë mjaft e madhe për biznesin vendas, biznesmenët, të cilët tanimë shkurtojnë një rrugë, nuk e çojnë në Durrës ose në porte të tjera, por i bien në portin e Shëngjinit”.
Ky shërbim i ri qe do te kryhet ne portin e Shëngjinit pritet te nxisë prodhimin bujqësor e blegtoral jo vetëm ne qarkun e Lezhës, por ne te gjithë veriun e vendit./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro