Statistikat e përpunimit të mallrave gjatë muajve të fundit, e kthejnë Shëngjinin në një nga portet më të rëndësishme në vend. Çdo ditë mbi 1 ton mallra të ndryshme përpunohen në këtë port, ku pjesën më të madhe e zënë firmat që operojnë në zonën e veriut. Drejtori i portit të Shëngjinit, Zef Gjoka, deklaron se kjo rritje e ndjeshme e importit dhe eksportit të mallrave së bashku me linjën e tragetit Bari-Shëngjin, ka sjellë si domosdoshmëri për zgjerimin e portit.

Zef Gjoka: “Do fillojë nga puna ndërtimi i kalatës së re të përpunimeve të mallrave me gjatësi rreth 103 metra, është një financim i KE prej 3.6 milion euro. Janë siguruar fondet për shterimin e sheshit. Është një investim në fazën e tenderimit, po ashtu dhe ndërtimi i kanalit të ri hyrës të portit i Shëngjinit”.

Hapja e rrugës Durrës-Kukës si dhe ulja e tarifës përpunuese kanë patur një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e aktivitetit të portit të Shëngjinit./tvklan.al