Të paktën dy ndeshje do të jetë mungesa e Lionel Messit në fushën e lojës. Ylli argjentinas, i cili pësoi dëmtim në kyçin e këmbës së tij të djathtë në finalen e Kupës së Amerikës ka hedhur poshtë dyshimet për një lëndim të rëndë.
Ai shpërtheu në lot përgjatë fitores së Argjentinës ndaj Kolumbisë, takim ku shijoi trofeun e 45 në karrierë.
Nga testet mjekësore ka rezultuar se 37-vjeçari ka dëmtuar ligamentet, çka i shkaktuan edhe fryrje të këmbës, me Messin që përjetonte dhimbje të forta në pankinë. Gjithsesi, për argjentinasin ka sërish vizita mjekësore për të parë kohën e rikuperimit.
E sigurtë është që Messi do të humbas takimin kundër Torontos në kampionat, por edhe atë ndaj Chicago Fire. Me 14 fitore, Inter Miami është i dyti në Konferencën Lindore të Mexhor League, një pikë pas Cincinnati.
Klan News