U akuzua se mori 6 mijë Euro për një vendim në Korçë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares Mimoza Margjeka të arrestuar për korrupsion. Cara do të qëndrojë në “arrest shtëpie”, pas kërkesës së avokatëve të tij mbrojtës.

Ai akuzohet se mori 6 mijë Euro, që bashkëshortja e tij të ndryshonte masën e sigurisë për një të arrestuar për trafik klandestinesh.

Më herët gjykata ka ndryshuar edhe masën e sigurisë për Margjekën nga ‘arrest shtëpie’ në detyrim paraqitje.

Tv Klan