KLGJ: Masa do të qëndrojë deri në fund të hetimeve
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të pezullojë nga detyra, gjyqtaren e apelit të Korçës, Mimoza Margjeka, e arrestuar me akuzën e korrupsionit.
KLGJ vendosën të pezullojnë Margjekën deri në përfundim të hetimeve, pasi Gjykata kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi ndaj saj masën e arrestit shtëpiak.
Nga hetimet SPAK dyshohet se ajo është përfshirë në një aferë korruptive duke marrë 6 mijë euro për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj një të arrestuari. Margjeka i ka mohuar akuzat.
Tv Klan