Gjyqtarja hetohej në gjendje të lirë për akuzën e korrupsionit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i rikthyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” për gjyqtaren Mimoza Margjeka.

Dy javë më parë Gjykata e Shkallës së Parë caktoi masën detyrim paraqitje për Margjekën, por apeli vendosi sot ta lërë ish-Gjyqtaren e Korçës në arrest shtëpie.

E njëjta masë është dhënë edhe për bashkëshortin e saj, Arben Cara.

Sipas prokurorisë, Mimoza Margjeka përmes bashkëshortit të saj ka marrë 6000 euro për të liruar nga burgu një të arrestuar për trafik klandestinësh.

Tv Klan