Sekretari politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Idajet Beqiri është liruar sot nga burgu pas disa muajve izolim në Gjermani e pas ekstradimit dhe në Tiranë. Beqiri është pritur nga familjarë, por edhe bashkëpuntorë të tij si Gafurr Adili me të cilin është akuzuar si bashkëpuntor për nxitje të urrejtjes etnike. Nuk kemi hequr dorë nga ideja e Shqipërisë etnike dhe do të vazhdojmëtë luftojmë me çdolloj mjeti, është shprehur Beqiri.

Idajet Beqiri: “Fronti ekziston, është një grupim i fuqishëm frocash politike, forcash atdhetare, frocash intelektuale, është një grupim që nuk do të vdesë kurrë, sepse nuk vdes ideali i bashkimit kombëtar shqiptar. Në të gjitha territoret shqiptare dhe në hapësirat e tjera shqiptare siç është diaspora, ne sot numërojmë rreth 87 000 anëtarë. Shqipërinë e bashkuar ne e duam atje ku ajo ka qenë para Kongresit të Berlinit, para 1878-ës. Kufijtë janë caktuar, të mos ketë frikë askush, të mos kenë frikë nga shqiptarët, as serbët, as maqedonët, të mos kenë frikë, askush tjetër që është në tokën shqiptare po jeton aty dhe do të trajtohet siç trajtohen të gjitha pakicat kombëtare. Ne kemi përvojë të shkëlqyer.” /tvklan.al