Lajme Arkiva 2003

Ish i dënuari për shfrytëzim prostitucioni Gëzim Çela është liruar nga Gjykata e Tiranës disa orë pasi policia e arrestoi atë për mbajtje të municioneve. Arrestimi u krye dy ditë më parë nga Komisariati 3 i kryeqytetit.

Në automjetin e Çelës u gjetën disa fishekë. Gjatë seancës për masën e sigurisë, prokurori i kërkoi gjykatës gjykim të drejtpërdrejtë për të pandehurin në masën e sigurisë me burg.

Gëzim Çela është liruar disa ditë më për me vendim të po kësaj gjykatë pasi u akuzua për shfrytëzim prostitucioni. Ai paraqiti një raport që tregonte se vuante nga kanceri në gju.

Po ky raport është paraqitur edhe në seancën për masën e sigurisë. Vepra penale e mbajtjes së municionit parashikon dënimin me gjobë e deri në 3 vjet heqje lirie.

Gjyqtarja ka vendosur ta ndëshkojë me gjobë 200 mijë Lekë të reja Çelën i cili është liruar nga prangat në sallën e gjyqit./tvklan.al