Sali Berisha del i lirë nga shtëpia e tij pas afro 11 muajsh. Gjyqtarja e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, Flojera Davidhi, ka vendosur t’i heq masën e arrestit në shtëpi. Lajmin e dha avokati Gjokutaj, i cili shpjegoi se ndaj ish-kryeministrit nuk ka më asnjë masë shtrënguese.

Në një reagim zyrtar, SPAK deklaroi se do të apelojë vendimin e gjyqtares Davidhi ndërsa seanca paraprake për gjykimin në themel të kësaj çështje do të vazhdojë në shkallën e parë.

Më 30 dhjetor 2023, Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie. Përgjatë këtyre 11 muajve ai ka zhvilluar disa beteja gjyqësore në lidhje me masat shtrënguese me akuzën e korrupsionit për dosjen e klubit Partizani.

Vendimi i kësaj të mërkure të gjyqtares Davidhi erdhi pasi kushtetuesja e cilësoi legjitim vendimin detyrim paraqitje, ndërsa caktoi datën 27 dhjetor për të shqyrtuar kërkesën tjetër për shfuqizimin e arrestit në shtëpi. Gjithashtu të njëjtën kërkesë Berisha e kishte depozituar edhe në gjykatën e Strasburgut.

Klan News