SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj 17 të pandehurve, ku mes tyre është edhe deputeti socialist Plarent Ndreca. Ai akuzohet se për shkelje të barazisë në tendera gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Bëhet fjalë për procedurat e ndjekura për tenderin e rikonstruksionit të katër komisariateve duke favorizuar një biznesmen.

“Nga provat e mbledhura, rezulton se një grup zyrtarësh të udhëhequr ex officio nga Plarent Ndreca, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, i cili ka qenë Titullari i Autoritetit Kontraktor kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mos përmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit.”

Akuza zyrtare deputetit socialist iu komunikua më 25 tetor. Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka bërë një kallëzim për këtë rast pasi nga auditi zbuloi se ka pasur shkelje të ligjit. Gjithashtu ky institucion deklaroi se është konstatuar rritje e paargumentuar e vlerës së kostos së tenderit.

Klan News