Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim është zotuar të ndihmojë sulmuesin Marcus Rashford që të rigjejë formën e sezonit 2022/23, ku ai realizoi 30 gola. Por sipas teknikut portugez, rëndësi ka që si fillim të jetë 27-vjeçari që ta dëshirojë diçka të tillë.

Deklarata e teknikut u bë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Europës kundër Bodo/Glimt në “Old Trafford”. Lojtari gjeti golin pas vetëm dy minutave në sfidën e së dielës ndaj Ipsuiç Taunit në Premier Ligë, ndërsa në këtë sezon ka festuar dy herë. Në vitin e shkuar futbollistik, 27-vjeçari realizoi tetë herë në 43 takime.  

“Ne do të përpiqemi që të përmirësohemi si ekip! Të gjithë duhet që të shënojmë më shumë gola! Do të përpiqem që ta ndihmoj Rashfordin! Por Markus duhet të përpiqet të rigjejë atë formë, e pastaj na takon neve ta ndihmojmë pasi ai është një lojtar i Junajtid! Më kanë thënë se ndeshja e parë në “Old Traford’ do të jetë speciale! Unë dua vetëm ta fitoj takimin, të lumturoj tifozët. Para sfidës do jetë si një ndjesi e re, por pas nisjes do të jetë thjesht një tjetër përballje që ne duan ta fitojmë!”

Amorim tha se mbrojtësi Lisandro Martinez do të jetë në dispozicion për përballjen kundër norvegjezëve në “Old Trafford”, ndërsa Heri Meguajër edhe pse u rikthye në stërvitje, nuk është gati për të luajtur. United renditet në vend të 15-në tabelën e Ligës së Europës, me një fitore në katër ndeshje, ndërsa Bodo/Glimt tri pozicione më sipër.

Klan News