Anëtarët e grupit të Suel Çelës do të qëndrojnë në qeli. Gjykata e Posaçme la në fuqi 14 masa arrest në burg, ndërsa ndryshoi masa për avokaten Blerina Beqiri. Kjo e fundit nga arrest në shtëpi do të qëndrojnë me masën detyrim për t’u paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore. E njëjta masë sigurie do të vijojë edhe për dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha.
Grupi i Suel Çelës u godit të hënën nga SPAK në bashkëpunim me policitë e disa vendeve të Bashkimit Evropian. Goditja e grupit u bë pas mbylljes së hetimeve për organizatën kriminale me bazë në qytetin e Elbasanit dhe që drejtohej nga Suel Çela. Nga hetimet që Prokuroria e Posaçme ka kryer, rezulton se në aplikacionin SKY ECC ishte planifikuar atentati ndaj Ardian Çapjas në vitin 2020, dy plane vrasjes të njerëzve të tij, dy raste të trafikut të kokainës, nga Amerika latine drejt BE-së.
Sipas SPAK, organizata kriminale kishte krijuar lidhje dhe me njerëz të sistemit të drejtësisë, policisë dhe medias, duke ngritur dyshime se janë korruptuar në mënyrë që tu shërbenin atyre dhe qëllimeve kriminale.
Klan News