Çdo shtetas shqiptar mund të klikojë në listat paraprake të zgjedhësve të afishuara në faqen zyrtare të ministrisë së Brendshme dhe mund të verifikojë nëse emri i tij, figuron në këtë listë. Emrat e të dy krerëve të lartë të dy partive të mëdha politike kanë shërbyer si shembull, që zëvendësministri i Punëve të Brendshme Ferdinand Pone, ka bërë publike për mediat gjatë një konference për shtyp.
Ferdinand Pone: “Kemi përgatitur për komisionin qendror të zgjedhjeve dhe një kopje themi që detajon numrin e qendrave të votimit për çdo rajon të Shqipërisë edhe për çdo rreth dhe numrin e zgjedhësve në njësinë përfundimtare për këto njësi për të cilat fola. Kemi marrë fletën e parë të qarkut të Beratit. Këtu janë të renditura të gjitha qendrat e votimit në renditjen progresive, këtu është gjithashtu i renditur numri i zgjedhësve përkatës për secilën nga qendrat edhe adresa përkatëse. Që do t’i lejojë komisionit të dijë sipas deklarimit të kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore të kryejë më tutke misionin në qendrat e zgjedhjeve. Të kryejë operacionet lidhur me përgatitjen logjistike të zgjedhjeve.”
Një demonstrim i tillë elektronik nga ana e ministrisë së Brendshme, vjen disa ditë pas akuzave të shumta publike që selia rozë ka ngritur ndaj këtij dikasteri për manipulime me personat që kanë aplikuar për karta identiteti.
Ferdinand Pone: “Lista kombëtare është dhe në dispozicion të tyre, po përveç kësaj do të doja të thosha se listat janë shpallur lokalisht. Një kopje të listave njësitë e qeverisjes vendore si rregull, e kanë printuar që në datën 28, sepse informacioni që ne kemi vjen pas vendimmarrjes së tyre lokale apo 29. Cilido që mund t’i drejtohet apo në kuptimin e dokumentacionit autentik do të mund ta marrë pranë njësive të qeverisjes vendore. Ne japim kojen e bashkuar e integruar të listës përfundimtare të zgjedhjeve në kuptimin elektronik të fjalës.”/tvklan.al
Gazetare Anduena Llabani