Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit ku bëri më dije detyrat strukturave të Policisë lidhur me festat e fundvitit, por kryefjala ishte veprimtari e lojërave të fatit.

“Në fillim të vitit kemi një detyrimi shumë të madh që janë ndalimi i lojërave të fatit. Nga 1 Janari ora 00:00 2019 në territorin e vendit ndalohen disa veprimtari të lojërave të fatit, si bastet sportive, bastet për garat me pistë, lojërat elektronike në distancë, publiciteti në median e shkruar, etj.

Nga data 1 Janar kjo veprimtari bëhet e paligjshme në territorin tonë.  Nga data 1 Janar çdo lokal ku ushtrohet në mënyrë të hapur apo dhe të kamufluar duhet të konsiderohet si një parcele kanabis dhe si e tillë duhet të jetë edhe qasja e Policisë së Shtetit.

Të gjithë zyrtarët e Policisë se Shtetit dhe zyrtarët e tjerë të policisë, punonjësist e administratës tatimore, apo dhe vendore në çdo rast të konstatimit të shkeljeve duhet të njoftojnë”.

Gjithashtu ministri u ndal edhe tek kontrollet në këto ditë festash.

” Të shtohen kontrollet. Të jenë në vëmendje dhe personat me të shkaur kriminale. Unë jam informuar për të gjitha strukturat policore dhe strukturat e tjera për masat  marra. 

Duhet që të gjitha strukturat e policisë te jenë në gatishmëri në mënyrë qëte kemi një situatë normale në ditët e festave. Do vendosen gjoba në mënyrë postare dhe punonjësit e policisë nuk hynë në negociata dhe debate me qytetarët”.

Në vitin 2019 Policia e Shteti do të mbështesë studentët me nota të larta dhe do ju ofrojë atyre mundësi punësimi.

“Një çështje e rëndësishme me të cilën do të merremi që në muajin Janar të vitit 2019 është ajo që ka të bëjë me hapjen e Policisë së Shtetit për specialistë të rinj, kryesisht atyre që vijnë nga universitetet e vendit. Ndryshimet e fundit në ligjin për Policinë e Shtetit kanë hapur mundësi që Akademia e Sigurisë të fillojë menjëherë procesin e rekrutimit të të rinjve, që kanë mbaruar me rezultate të larta studimet universitare në degët Ekonomi, Financë, Informatikë, Elektronikë dhe Jurisprudencë.

Në muajin Janar do të bëhet shpallja e thirrjes për aplikime për në Akademinë e Sigurisë për këtë kategori të diplomuarish dhe po në muajin janar do të zhvillohen konkurset përkatëse dhe menjëherë më pas fillon dhe kursi i Oficerit të Policisë Kriminale me këta të rinj, që kanë përfunduar universitetet e vendit.

/tvklan.al