Në kuadër të operacionit policor të koduar “Game Over” janë sekuestruar 9 550 Euro dhe 142 500 Lekë të rinj të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.
Gjatë këtij operacioni është ushtruar kontroll në një lokal në Kamëz, në të cilin shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 4 persona duke ushtruar veprimtaritë e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. D., 51 vjeç, P. P., 44 vjeç, A. J., 41 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë 45-vjeçari V. S., të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Gjatë këtij operacioni është ushtruar kontroll në një lokal në Kamëz, në të cilin shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë këta persona duke ushtruar veprimtaritë e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al