Ekipet e kontrollit antidoping në lojërat olimpike, kanë kryer deri më tani 4133 analiza. Të dhënat janë publikuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë, i cili ka sqaruar se testet kanë nisur nga 27 korriku, dita e hapjes së fshatit olimpik. 841 kanë qenë analiza gjaku, prej të cilave 455 për të kërkuar të ashtuquajturin GH (hormoni i rritjes) që deri pak kohë më parë nuk gjendej. 3292 teste janë marrë me anë të urinës ku 657 prej tyre për të kërkuar të famshmin Nepo.
64% e analizave janë kryer para nisjes së lojërave pjesa tjetër 36% pas nisjes së aktivitetit. Deri më tani ka pasur vetëm 6 raste e përdorimi Dopingu nga sportistët pjesëmarrës. Sipas CIO-s deri në fund të olimpiadës do të bëhen rreth 4500 kontrolle antidoping, gati 1 mijë më shumë se në Athina 2004./tvklan.al
Gazetari: Endrit Sauku
Montazh: Vilma Halilaj