Manchester City që ka gjashtë takime pa fituar do të ketë një përballje të vështirë të dielën kundër Liverpulit në stadiumin “Anfield Road”.

Trajneri Pep Guardiola nuk shqetësohet nga rivali i fortë, por shprehet në konferencën për shtyp se është përgjegjësia e tij për të provuar se ai mund të risjellë buzëqeshjen në klub.

Një humbje në takimin e javës së 12 të Premier Ligës, do të bënte që Citysens të gjendeshin 11 pikë larg kryesuesve në garën për titullin kampion. Por spanjolli mendjen e ka te rezultati final dhe jo te një ndeshje e vetme.

“Këtë situatë duhet që ta pranojmë! E di se çfarë duhet të bëjmë, ajo çfarë na nevojitet! Por tani unë duhet që të provoj veten! Pra, nuk ka justifikime! Rodri nuk është këtu! Çfarë të bëjmë atëherë? Të qajmë gjatë gjithë kohës se ai nuk është? Edhe 4 mbrojtësit e qendrës nuk kanë qenë të disponueshëm për një kohë të gjatë. Duhet të gjej një zgjidhje, një rrugë për t’ia dalë! Unë po përppiqem çdo ditë! Por e di se do të kthehemi! E di këtë, por nuk e di se kur!”

Një humbje kundër të kuqve do t’i çonte në katër radhazi në Premier Ligë për Sitin, e kjo gjë nuk ka ndodhur që nga viti 2007.

Gjithashtu do të tejkalohej numri total i humbjeve për të gjithë sezonin 2023-24.

Tifozët e ekipit mund të ngushëllohen me faktin se skuadra e tyre ka rekuperuar diferencën -8 pikë ose katër herë më shumë me Guardiolën në krye, ku eshte fituar titulli kampion.

Klan News