Reperja e njohur, Loredana Zefi po arrin një sukses të madh me projektet e saj muzikore si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ajo së fundmi ka publikuar në Instastory një tatuazh të ri në trupin e saj.

Këtë herë, Loredana ka vendosur që tatuazhin ta bëjë në shpinë, ku ka shkruar “Selfmade millionaire”, që në shqip do të thotë “Milionere e vetë-bërë”.

Përmes tatuazhit, Loredana hedh poshtë çdo spekulim të bërë kohët e fundit në drejtim të saj në lidhje me pasurinë që ajo zotëron. Ajo tregon se gjithçka vjen nga muzika dhe puna e saj ndër vite dhe jo nga mashtrimi siç është akuzuar vitin e kaluar nga një çift Zviceran./tvklan.al