Emisioni i plotë
Ka startuar mes emocionesh e surprizash edhe nata e 11-të e spektaklit Love Story në TV Klan, ku sonte pritet të eliminohet një tjetër konkurrente.
“Nga mace je bërë tigër”, Saimiri tregon çfarë e ka surprizuar tek Flavia
Protagonisti i kësaj romance live, kësaj here kishte rezervuar sërish një takim me Flavian.
Dyshja kanë folur për marrëdhënien mes tyre, teksa Saimiri ka vënë në dukje se ka ndryshuar mendimin që kishte më parë për bukuroshen nga Fieri.
“Je i palexueshëm”, Flavia rrëfen çfarë i jep pasiguri tek Saimiri
Veç të tjerash Flavia i ka rrëfyer Saimirit arsyen përse ndjen një pasiguri me të.
Saimiri: Kurrë nuk e kisha menduar që ti të ishe aq njeri i ndjeshëm, pashë një anë shumë të bukur tënden. Si do e mendonte Flavia jetën me mua? E mendon të jetosh jashtë?
Flavia: Po, kam menduar gjithë kohës të jetoj jashtë.
Saimiri: Kur e mendon Flavia që të krijojë një familje?
Flavia: Nuk e mendoj këtë, mendoj se është diçka që ndodh. Nuk bëj plane për këto gjëra. Nuk jam 100% si në jetën reale, mua kamerat më vendosin pak në siklet dhe nuk mund të hapem kurrë dot 100%.
Xhesi dhe Saimiri ndajnë planet për dasmën
Ata janë takuar në Pogradec dhe më pas në Korçë, ku janë argëtuar me njëri-tjetrin mes borës dhe bukurive të natyrës.
Veç të tjerash ata kanë darkuar bashkë, ku kanë folur edhe për mënyrën se si ata e mendojnë dasmën e tyre.
Saimiri i kujton Xhesit filmin që pa me Enxhëllin
Në shëtitjen e tyre me varkë, Saimiri i ka kujtuar Xhesit filmin “The Note Book”, të cilin e pa në kinema me Enxhëllin, ku kishte disa skena të ngjashme të çiftit protagonist në varkë.
Saimiri: Love Story s’po na bën të njohim vetëm njëri-tjetrin, por edhe Shqipërinë.
Xhesi: Po pra! Më ka pëlqyer gjithmonë të them të drejtën dhe më pëlqen që më erdhi edhe mua këtu mundësia.
Saimiri: Kishim ditë pa takim, por ndonjëherë të mirën e lë për në fund.
Saimiri i vesh këpucët Generdës: Ti je Hirushja ime!
Siç duket, Saimiri e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Generdën, e cila ka ardhur nga Gjermania dhe numëron tre takime me 33-vjeçarin.
Kësaj here ata kanë udhëtuar drejt Korçës ku kanë bërë ski dhe kanë drekuar bashkë.
Madje Saimiri i ka veshur edhe këpucët e skive Generdës, pasi ajo kishte nevojë për ndihmë.
Do më zgjedhësh mua në fund! Si i përgjigjet Saimiri Generdës
Saimiri: Kujt do t’ia kishte marrë mendja që ne të dy që jetojmë në Gjermani, do bënim ski në Shqipëri.
Generda: Unë e qava! Kur jam me ty kam zemrën e ngrohtë. Unë e kam marrë parasysh që para se të vija këtu, që do të kisha komente pozitive, negative, por këto janë gjëra më se normale. Por mjafton që t’i pëlqej Saimirit!
Saimiri: Ti nga shikimi im çfarë kupton?
Generda: Kuptoj shumë gjëra unë, s’mund t’i them të gjitha. E rëndësishme është ta dish ti. Dua të të falenderoj shumë për ditën e sotme sepse ishte një ditë shumë e këndshme, një ditë ndryshe për mua.
U përfolën se ishin të lidhur, Saimiri dhe Generda tregojnë të vërtetën e njohjes së tyre
Së fundmi është përfolur në media për një lidhje jashtë emisionit të Generdës dhe Saimirit, të cilët sipas thashethemeve kanë qenë të lidhur që në Gjermani dhe kanë ardhur bashkë në këtë romancë live.
Mirëpo një gjë e tillë është mohuar nga dyshja, teksa Generda ka sqaruar që nuk do ta linte punën dhe impenjimet e saj për të ardhur me të dashurin në Shqipëri.
Një gjë të tillë e ka mohuar edhe 33-vjeçari, i cili u shpreh se për herë të parë me Generdën është takuar në spektakël.
Generda: Unë them që në një reality show thashethemet janë si bukë e djath, dhe në fillim ngela pak. Por pastaj m’u bë edhe qejfi të them të drejtën sepse publiku e ka parë atë kiminë mes nesh, aq sa kanë menduar që unë jam e dashura e Saimirit.
Saimiri: Është komplet absurde, kam lexuar edhe nëpër komente çfarë thonë njerëzit. Gjermania është shumë e madhe dhe nuk njihemi apo të jemi parë ndonjëherë.
Enxhëll prish ceremoninë e trëndafilave, mesazh surprizë për Saimirin
Nata e 11-të e spektaklit Love Story në TV Klan solli një të papritur gjatë ceremonisë së trëndafilave, teksa Enxhëll u shfaq mes lotësh me një mesazh për Saimirin.
Edhe pse vendosi të tërhiqej nga programi një javë më parë, bukuroshja nga Gjirokastra është shprehur e penduar, me një kërkesë për t’u rikthyer në garë për të marrë zemrën e Saimirit.
Enxhëll mes lotësh i kërkon të kthehet, si reagon Saimiri
Nga ana tjetër, Saimiri u shpreh se nuk mund të marrë një vendim në moment dhe se i duhen disa ditë të mendohet, duke qenë se siç e theksoi sërish, ka respekt edhe për konkurrentet e tjera.
“Të them të drejtën unë as nuk e kuptova vendimin që mori Enxhëll sepse kaluam një kohë të bukur bashkë dhe kanë qenë takime të ngrohta.
Por unë e respektova vendimin e saj që mori.
E falenderoj për fjalët e bukura që na tha në këtë video, por unë respektoj dhe vajzat që janë në program.
Kush u eliminua nga Love Story?
Ka përfunduar në natën e 11-të rrugëtimi i Suelës në Love Story, teksa Saimiri vendosi të mos i jepte trëndafil.
Bukuroshja nga Tirana falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur, ndërkohë që dha një koment edhe për personat që nuk e kanë patur qejf.
“Shumica prej jush nuk e besojnë por ika unë. Falenderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur dhe shpresoj t’ju jetë bërë qejfi atyre që donin që unë të ikja nga emisioni”, u shpreh Suela pas eliminimit.
Dy vajzat e fundit ishin Suela adhe Flavia, teksa Saimiri zgjodhi t’ia jepte trëndafilin kësaj të fundit.
“Ti japim respektin vajzës së fundit që mund ta mbajmë në këtë rrugëtim. Jeni të dyja tipe lozonjare dhe kemi klauar me të dyja takime shumë të bukura, por mendoj se njëra nga ju është në një cikël jete si unë.
Dua t’ju falenderoj për këtë rrugëtim, deri këtu dhe këtë trëndafil të fundit dua t’ia dhuroj Flavias”, u shpreh ai.
E para që mori trëndafilin ishte Generda dhe e dyta Meri, të cilën ai theksoi se i ka mbetur në mendje që natën e parë.
Trëndafili i rradhës ishte për Xhesin dhe i katërti për Redonën, të cilën e veçoi për sinqeritetin e saj.
Ceremonia e trëndafilave u ndërpre në mes nga Enxhëll, e cila kishte një mesazh surprizë për Saimirin, ku kërkonte të rikthehej./tvklan.al