Besjan Pesha: “Dua të falënderoj sot të gjithë qytetarët, por veçanërisht ata mijëra të rinj dhe të reja nga e gjithë Shqipëria, të cilët janë përgjigjur më pozitivitet thirrjes së qeverisë shqiptare për solidaritet e familjeve të përmbytura nga moti i keq në zonën e Shkodrës. Ndërkohë që një shembull krejt i kundërt na vjen nga opozita e shqiptare, sidomos nga kryetari i saj në largim z.Rama. Pasi kërkoi dhe kërkon që mbi fatkeqësinë e mijëra qytetarëve, të ngrejë kapitalin personal politik të tij, po na ofron sot çdo ditë me paturpësinë më të madhe, videoklipe maj varkave, apo buzë lumenjve, që do ja kishin zili edhe studio e hollivudit, duke treguar edhe një herë se nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie ndaj kësaj fatkeqësie dhe ndaj halleve të njerëzve, por për të ky është thjesht show mediatik i radhës”./tvklan.al