Besjan Pesha: “Rama-Ruçi tregojnë se janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetë njerëzish për të arritur qëllimin e tyre ogurzi. Gjithashtu dua të theksoj se dhuna e protestës së sotme ka nisur që në orët e para të mëngjesit ku me mijëra qytetarë shqiptar të cilët punojnë në administratat e bashkive të qeverisura nga PS-ja. Janë nxjerrë me forcë nga vendet e punës dhe me dhunë janë detyruar të nisen drejt Tiranës nën kërcënimin e pushimit nga puna apo ndëshkimit të tyre ekonomik. Në emër të LSI-së dua sot të falënderoj të gjithë ata punonjës administrate të PS-së që pavarësisht dhunës dhe presionit kanë vendosur të vazhdojnë ti shërbejnë qytetarëve në vendet e tyre të punës si dhe dua tu bëj thirrje të gjithë atyre që sot ndihen të frikësuar prej Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit se kjo qeveri do të jetë gjithnjë në mbrojtje të tyre dhe interesave të tyre. Prandaj le ti përgjigjen presionit dhe dhunës me injorim. PS-ja sot ka zgjedhur të ndjekë një rrugë të re atë të terrorizmit politik. I ftoj gjithë shqiptarët që të distancohen nga kjo politikë e mbrapshtë, e vjetër dhe shumë e rrezikshme. Dialogu politik në këtë vend bëhet dhe do të bëhet në sallën e parlamentit shqiptar, ku edhe e ftojmë rishtazi opozitën që të vijë për të luajtur rolin e saj në reformat e mëdha që po ndërmerren për të çuar vendin drejt BE-së.”/tvklan.al