Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në turin e saj “Gratë për fitoren” zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e njësisë bashkiake numër 10 në kryeqytet. Duke kritikuar ashpër modelin qeverisë të bashkisë së Tiranës Topalli tha, se 4-vjeçari i ardhshëm do të jetë ai i sfidave të mëdha.
Jozefina Topalli: “Sa herë që dëgjoj kundërshtarin politik, kryetarin e bashkisë së Tiranës, të flasë për Shqipërinë i them vetes, nëna, më shumë se kushdo tjetër e do familjen apo prindi në përgjithësi. Një që nuk do familjen, natyrisht nuk e do vendin. Një që nuk do familjen, natyrisht nuk mendon për kombin, një që nuk asht ul për të parë fëmijën e tij kur i ka lindur natyrisht nuk mendon për vendin, nuk mendon për kombin, e aq më pak për zhvillimin e këtij vendi, për progresin e këtij vendi.”
Meta: LSI, larg politikanëve të vjetëruar
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta zhvilloi një takim me të rinjtë mbështetës të kësaj force politike në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë. Duke kritikuar ashpër qeverisjen e dy forcave të mëdha politike lideri i LSI-së u tha të rinjve pjesëmarrës, se vetëm politika e LSI-së dhe qeverisja e saj ardhshme do të garantojë punësim dhe mundësi për të gjithë të rinjtë.
Ilir Meta: “Të jeni të sigurt se me vendosmërinë tonë, se me programin tonë, se me vizionin tonë, se me shpirtin tonë idealist, se me fuqinë tonë do ta motivojmë elektoratin progresist dhe opozitar për të mundur Sali Berishën në 28 qershor, sepse rinia e Shqipërisë nuk mund të jetë më fasadë e politikanëve që u ka kaluar koha.”
Mediu: Fëmijët tanë, e ardhmja drejt BE-së
Kryerepublikani Fatmir Mediu zhvilloi një takim me mbështetës dhe simpatizantë të kësaj force politike në zonën zgjedhore nr 49 në Tiranë. Duke u ndalur në reformat e këtyre 4 viteve Mediu tha, se të rinjtë dhe arsimimi janë ata që do ta bëjnë ndryshimin edhe më të dukshëm në Shqipëri.
Fatmir Mediu: “Duhet të shikojmë tek fëmijët tanë, duhet të shikojmë tek sytë e tyre, tek buzëqeshja, tua shtojmë atë buzëqeshe tua japim një shans më të mirë për tu arsimuar dhe edukuar. Investimet në arsim do të jenë prioritet për ne sepse si të edukohen fëmijët tanë sot, do të jetë e ardhmja e Shqipërisë nesër. Pa diskutim një angazhim akoma më i madh për të rinjtë dhe të rejat që të studiojnë në universitet më të mira të botës duke i subvencionuar shteti dhe këtë nuk e bëjmë thjesht dhe vetëm për ata, po duke subvencionuar bursat e tyre, duke i subvencionuar shteti dhe këtë nuk e bëjmë thjesht dhe vetëm për ata, po duke subvencionuar bursat e tyre do të kemi mundësi që të afrojmë pranë vetes tonë njerëz me informim dhe një logjikë bashkëkohore të asaj që quhet Evropiane, të asaj që është vlerë që duhet të vijë në Shqipëri, të investohet këtu për më të mirën tonë dhe të ardhmen tonë.”
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në këtë zonë kreu i partisë Republikane tha se Vizioni i së Djathtës është një mozaik vlerash i cili do ta shpjerë Shqipërinë drejt familjes së madhe europiane.
Pollo: Modeli ynë, modeli i ndryshimit
Zëvendës kryeministri Genc Pollo gjatë turit të tij elektoral u ndal në komunën e Uznovës në qarkun e Beratit. Duke bërë dallimin e skajshëm midis dy modeleve qeverisëse Pollo tha se dallimi midis një Shqipërie që po ndryshon është i dukshëm nga ai i qeverisë së tenderëve dhe lejeve të ndërtimit.
Gend Pollo: “Ky është dallimi i vërtetë midis dy modeleve që i ofrohen votuesve të këtij vendi për të cili zgjedhësit do të thonë fjalën e tyre në 28 qershor. Sepse në 4 vite ne realizuam diçka që ishte themelore dhe s’duhet ta harrojmë korneti 24 orë në 24 deri në vitin 2005, deri në fund të qeverisjes së socialistëve mungonte një muaj, mungonte 2 muaj, ndoshta në ca vende mungonte edhe më shumë.”…/tvklan.al